Kronikë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi, për veprën penale arratisje e personit të privuar nga liria.

Siç njoftoi Policia të hënën, i dyshuari Isak Sfeqla, i lindur më 23.07.1988, këtë vepër e kishte kryer në Gjilan, derisa ende nuk është arritur të identifikohet.

Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Arratisje e personi të privuar nga liria’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në njoftimin policor.

Image

Policia ka kërkuar nga qytetarët që në rast se kanë informacion për lokacionin e të dyshuarit, t’i njoftojnë nëpërmjet stacionit më të afërt policor apo numrave telefonikë.