Kronikë e zezë

Pesë të dehur sulmojnë fizikisht infermierin në Mitrovicë

 

Një infermier i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga pesë persona në orët e para të së hënës.

Të dyshuarit thuhet se kanë qenë të dehur kur kanë shkuar pranë Emergjencës së këtij spitali në ora 03:20 dhe kanë sulmuar infermierin me inicialet F.M..