Një person është arrestuar me dyshimin se është marrë me shitblerjen të substancave narkotike në Prishtinë.
Policia i ka gjetur në veturë një sasi marihuane dhe më pas në shtëpi edhe një tjetër.
“Pas marrjes së një informate se i dyshuari mashkull kosovar është duke u mare me shitblerje të substancave narkotike, njësiti policor ka arrit të arrestojë të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në ulësen e veturës së tij është gjetur një qese e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshe 3.8 gram, 40 euro para te gatshme dhe një telefon. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër verbal të GJPPS-së është bërë kontrolli i banesës se tij dhe një garazhe ku janë gjet dhe konfiskuar 228.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.