Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në Duhël.
“Në ora 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, në Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë e një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.