Kronikë e zezë

Gjakovë, 73-vjeçari arrestohet për armëmbajtje pa leje

 

Policia e Kosova ka arrestohet një i dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari është 73-vjeçar nga fshati Rogovë e Gjakovës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë-Gjakovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikator, 22 copë fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.