Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lirohet nga burgu personi që sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi

Personi i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi në Pejë është liruar nga burgu të martën.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti. Ajo ka thënë se Prokuroria nuk ka propozuar kërkesë për vazhdim të paraburgimit dhe i dyshuari është liruar të mbrohet në liri.

“Nga Prokuroria nuk ka pasur propozim për vazhdim të paraburgimit. Sot i ka përfundu masat e paraburgimit”, ka thënë ajo për KOHËN.

Prokuroria Themelore në Pejë po e akuzon të dyshuarin F.B. për veprën penale “sulm seksual”.

Alpinistja Mrika Nikqi më 30 shtator e pati publikuar një video ku i dyshuari tenton ta sulmojë seksualisht. Rasti kishte ndodhur më 27 shator.

Edhe Edhe një muaj paraburgim personit që dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi Kronikë Edhe një muaj paraburgim personit që dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi

F.B. ishte arrestuar menjëherë pas publikimit të videos dhe më 1 tetor iu kishte caktuar masa e paraburgimit. Më 31 tetor, atij iu vazhdua edhe për një muaj paraburgimi.