Kronikë

Grabitje me armë në Gjilan, i dyshuari u ndalua nga punonjësit e lokalit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, që tentoi të kryente një grabitje në një lokal afarist.

Autoritetet bënë të ditur të martën se i dyshuari kishte grabitur një sasi të konsiderueshme të hollash, por që punonjësit kanë ndërhyrë, duke e ndaluar.

“Njësitet e shumta patrulluese policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri (revole) e modelit ‘broëing belgium’, me katër copë fishekë”, thuhet në njoftim.

I njëjti dyshohet se ishte përfshirë në një rast grabitjeje më 16 nëntor, në një pikë karburanti në rrethinën e Gjilanit.

Image
Arma që iu konfiskua të dyshuarit/Policia e Kosovës

“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, gjersa hetimet rreth rasteve të cekura më lartë po kryhen nga Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan”, thuhet tutje.