Kronikë

Arrestohet i dyshuari, kanosi policët që po ia largonin veturën e parkuar kundërligjshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi ai ka penguar policët që ishin duke ndërmarr masa për largimin e veturave që ishin parkuar kundërligjshëm, në rrugën “Zagrebi”, në Prishtinë.

Njëra nga veturat e parkuara kundërligjshëm ishte e të dyshuarit, i cili është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policorë derisa ishin duke ndërmarrë masat për largimin e veturave që ishin të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, ku në mesin e tyre ishte edhe vetura e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.