Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e 16-vjeçarit në bjeshkët e Junikut

Policia e Kosoves
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se 16-vjeçari që ka vdekur të shtunën mbrëma në bjeshkët e Junikut, ka qenë duke i kryer disa punime në një stan.

“Raportohet se në bjeshkët e Junikut është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke kryer disa punime në një stan. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.