Kronikë e zezë

Franca arreston një person për terrorizëm, po hetohet një udhëtim i tij në Kosovë

 

Franca ka arrestuar një person recedivist për vepra të terrorizimit. Siç shkruan “Le Parisien”, Noe E. 22-vjeçar është arrestuar të premten pasi sulmoi një zyrtar policor në Annecy.

Prokuroria Anti-Terrorizëm në Francë ka nisur hetimet, pasi është zbuluar një udhëtim shqetësues i të dyshuarit në Arabi Saudite dhe në Kosovë.