Kronikë

U ndal për tejkalim të shpejtësisë në Kamenicë, del se kërkohej nga Interpoli

Descriptive Text

Tejkalimi i shpejtësisë në rrugën e Kamenicës i ka kushtuar me arrestim shtetasit A.A., që tek pas ndaljes për shkelje të rregullave të komunikacionit u kuptua se ishte i kërkuar nga Interpoli për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer jashtë shtetit.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, A.A. u arrestua në mbrëmjen e së shtunës, në një pikë kontrolli rutinë me radar. Ai po drejtonte një veturë me tabelat vendore të rajonit të Prishtinës.

“I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

A.A. u arrestua nga ana e zyrtarëve policorë dhe është dërguar në Stacionin Policor të Gjilanit për procedim të mëtejmë ligjor.