Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Prizren, vdes këmbësorja

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Aksident me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prizren, ku një këmbësore është goditur për vdekje nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.