Kronikë

Shtatë persona përleshen në Prizren, njëri nga ta pëson lëndime

Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Reqan të Prizrenit të shtunën.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë, përleshja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.