Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.