Kronikë

Raportohen të zhdukur tre persona në Kosovë

Një person është raportuar i zhdukur në Ferizaj të premten. Policia e Kosovës po e heton rastin.

I zhdukuri u raportua nga vëllai i tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Një i zhdukur është raportuar edhe në Prizren. Sipas ankuesit, personi është zhdukur qysh prej 27 tetorit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa, edhe në Pejë u raportua se me 31 tetor një grua është zhdukur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime”.