Kronikë

Arrestohet një person, gjuajti me gurë objektin e Postës

Një person e ka gjuajtur me gurë objektin e Postës dhe Telekomit të Kosovës i cili është i vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin.

Ndërkohë, nuk dihet sa është dëmi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka hedhur gurë në drejtim të lokalit të Postes dhe Telekomit të Kosovës. Nuk dihet vlera e dëmit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.