Kronikë

Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

Descriptive Text

Shaban Gogaj është shpallur fajtor për vrasjen e të riut, Agonis Tetaj. Vepra është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.

Ai është dënuar edhe me dy vjet e gjysmë për armëmbajtje pa leje, dënim i cili në total ka kaluar në 7 vjet e gjysmë për Gogajn.

Kurse i pandehuri Isuf Cacaj  për armëmbajtje pa leje dënohet me 2000 euro.

Në seancë është parë edhe ish-avokati i të akuzuarit, Besnik Berisha, i cili ishte përjashtuar nga ky rast.

Procesi gjyqësor është shtyrë disa herë pikërisht për shkak të avokatit, pasi i akuzuari ishte deklaruar se nuk pranonte avokat tjetër përpos Berishës.

Të pranishëm në seancë ishin edhe fëmijët e të vrarit, Agonis Tetaj.

 

VIDEO E VRASJES:

 

LEXO EDHE: