Kronikë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Suharekë

Zhduket-grua

Foto: Ilustrim

Një vajzë në Suharekë është raportuar e zhdukur që nga data 11 tetor.

Sipas njoftimit nga Policia rasti është raportuar të mërkurën, derisa është bërë e ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia ka thënë se rasti është në procedurë hetimore.