Kronikë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi para diskotekës në Graçanicë

Arrestim

Është arrestuar të mërkurën, personi që dyshohet se plagosi një person të shtunën e shkuar, para një diskoteke në Graçanicë.

48-vjeçari Xh.I., i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, është ndaluar për 48 orë.

Policia ka sekuestruar edhe armën që dyshohet të jetë përdorur në rastin e cilësuar si “Vrasje në Tentativë”.

Policia kishte raportuar të hënën për rastin që kishte ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës “në rrethana të panjohura”.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Image

Arma që dyshohet të jetë përdorur në rastin e cilësuar si "Vrasje në tentativë"