Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me taksa

Arrestim

Një person është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka kryer vepra penale që ndërlidhen me mashtrim me taksa doganore, falsifikim të dokumenteve dhe shmangie nga taksat e detyrueshme doganore.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë nga Dogana e Kosovës dërguar mediave të mërkurën, i dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500,000.00 euro.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore”, thuhet në njoftim.