Një 55-vjeçar është arrestuar në mbrëmjen e së premtes në Lipjan, nën dyshimin se kishte ngacmuar dy të mitura gjatë ditës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari A.Sh. dyshohet se kishte ngacmuar dy të miturat në një autobus që udhëtonte nga Prishtina.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.