Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Pejë për sulm seksual ndaj një gruaje

policia arrestim sulm seksual

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur të premten se pas një pune intensive me Policinë e Kosovës, ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet F.B., dyshohet se më 27 shtator ka sulmuar fizikisht një grua.

“Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Sulmi seksual’ nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.