Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar një shtetas rus në mbrëmjen e të martës në pikën kufitare në Kullë.
Gjatë kontrollit të veturës të cilën ai po e drejtonte, i është gjetur një çantë në të cilën kishte 10 mijë dollarë amerikanë dhe 2000 euro. I dyshuari nuk i kishte deklaruar këto mjete monetare.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, që ka rekomanduar që rasti t’i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.