Kronikë e zezë

Mitrovicasi gjen eshtra njeriu derisa po hapte një varr

Foto: Ilustrim
 

Një person nga fshati Zabërxhë e Mitrovicës e ka njoftuar policinë se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, në vendin e ngjarjen ka dalë njësiti për krime lufte i cili i ka marrë eshtrat për ekzaminim.