Kronikë e zezë

Sekuestrimi i 400 kg kokainë, arrestohen edhe dy persona

FOTO: Vendi ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë
 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar edhe dy persona me iniciale H.SH. dhe N.M., në lidhje me rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve në Lipjan në maj të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, sot janë bastisur dy lokacione në Prishtinë, ku përveç arrestimit, janë gjetur edhe disa prova materiale.