Kronikë e zezë

Identifikohet një e dyshuar për vjedhjen e 30 mijë eurove në një shtëpi në Prizren

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një të dyshuar për vjedhjen e 30 mijë eurove në shtëpinë e një personi nga Prizreni i cili ndodhet me banim të përkohshëm jashtë shtetit.

Sipas njoftimit të policisë të premten, pas identifikimit të të dyshuarës, fillimisht janë gjetur 14 mijë euro, e më pas janë gjetur edhe 9,400 euro të tjera.