Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për tentim dhunim të një gruaje në Fushë-Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se ka arrestuar një person, si të dyshuar për tentim dhunim të një gruaje në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 shtator.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datë 21.09.2022 kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.