Kronikë e zezë

Jeta e panjohur e Ervis Martinajt, si u bë “mbret i lojërave të fatit”

 

Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri, Ervis Martinaj është zhdukur. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të dalë një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.