Kronikë

Vdes një person në Fushë-Kosovë pas trajtimit në QKMF, policia e heton vdekjen si të dyshimtë

Ka vdekur një person të premten në Fushë-Kosovë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe më pas trajtimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Policia ka bërë të ditur të shtunën se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.