Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur në fshatin Vërmicë të Prizrenit, të dielën.
Sipas njoftimit të policisë të martën, rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj, shtetas të huaj, janë therur me thikë nga persona të panjohur. Viktimat janë duke u trajtuar në spital. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.