Kronikë

Vdes një grua në Drenas, mjeku konstaton shenja dhune në trupin e saj

Dy shtetas të huaj theren me thikë nga persona të panjohur në Prizren

Një grua në Drenas është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo pak kohë më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e saj, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit të Policisë, të martën, viktima ka shenja dhune në trup.

“Viktima (f) kosovare është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.