Dy gra janë gjetur të vdekura të enjten në Mitrovicë të Jugut, në dy raste të ndara, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të premten.
Sipas raportit 24 orësh, njëra grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe për rastin tjetër bëhet e ditur se viktima është gjetur pa shenja jete, ndonëse nuk bëhet e ditur se ku është gjetur ajo.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin tjetër.
KOHA ka mësuar se viktimat janë njëra 19 dhe tjetra rreth 90 vjeç.
Ndërkaq, Policia po i heton si vdekje të dyshuara.