Kronikë e zezë

Arrestohet pronari i laboratorit të shkatërruar drogës në Leposaviq me vlerë 250 mijë €

 

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një laboratori të drogës në Leposaviq, njoftoi Besim Hoti, Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut

Ai i tha KOHËS se arrestimi u bë të martën, me urdhër të gjykatës. I arrestuari dyshohet se kishte në pronësi një laborator droge në fshatin Leshak të Leposaviqit, që ishte shkatërruar nga Policia e Kosovës më 1 korrik. Nga atëherë personi me inicialet G.J. ishte në kërkim.