Një 40-vjeçar nga Kosova është gjetur i djegur në bagazhin e një veture në Brescia të Italisë të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
Policia dyshon se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është çuar në zonën ku u dogj vetura.
Shumë shpejt pritet të dalin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Sipas mediave italiane, vrasja e 40-vjeçarit thuhet të ketë ndodhur për prishjet e pazareve të drogës.
Automjeti i djegur i përkiste një shtetasi të huaj, i cili më pas deklaroi se i ishte vjedhur, por kishte vendosur të mos raportonte.