Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është liruar të martën nga paraburgimi.
Avokati i tij, Artan Qerkini, i ka thënë Kohës se lirimi i tij ka ndodhur pasi është ngritur aktakuzë, me ç’rast edhe bie nuk mund të ndikojë te dëshmitarët, për çka edhe është mbajtur në paraburgim.
“Është ngritur aktakuzë, me ngritjen e aktakuzës i bie se nuk mund të ndikojë te dëshmitarët. E vetmja arsye e mbajtjes së z.Lushtaku në paraburgim është mosndikimi te dëshmitarët”, ka thënë Qerkini.
Ai ka shtuar se rasti kalon në procedurë të rregullt gjyqësore.
Lushtaku është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në një incident në Skenderaj, i ndodhur më 4 korrik, ku mbetën të plagosur dy policë.