Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën mbrëma një person në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka kanosur një person tjetër në vendin e tij të punës.
Sipas njoftimit të policisë të enjten, i arrestuari është një 63-vjeçar.
“Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Kanosje’. Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare, bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës, i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.