Një person ka pësuar lëndime trupore të martën në Mitrovicë, pasi aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.
“Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.