Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar në Pejë për vjedhje të trotinetëve elektrikë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën ka arrestuar dy të mitur për vjedhjen e dy trotinetëve elektrikë në Pejë gjatë natës së 9 gushtit.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndërkohë dy persona tjerë të moshës madhore, që po ashtu dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë vjedhje, gjenden në arrati.

Policia ka thënë se të dyshuarit besohet se kanë kryer edhe vjedhje tjera në lokacione të ndryshme.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, rreth orës 21:20, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugёn “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatё natёs sё datёs 09.08.2022, persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy (2) trotinet elektrik nё vlerё prej 900 euro. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy (2) persona tё dyshuar (tё mitur), por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati. Trotinetat e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do t’i kthehen pronarit legjitim. Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё (7) vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme. Tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaliuar pёr 24-orё”, thuhet në njoftimin e Policisë.