Një foshnje 4-muajshe ka vdekur në fshatin Serbobran të Istogut më 8 gusht.
Policia mori informatën mëngjesin e së hënës se foshnja ishte pa shenja jete.
Në QKMF-në e Istogut më pas kanë konfirmuar vdekjen e foshnjës.
“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, ka njoftuar Policia për rajonin e Pejës.