Kronikë

Identifikohet një veturë e falsifikuar

Një veturë e tipit Audi A3, me targa të Shqipërisë, ka rezultuar të jetë e falsifikuar, pas kontrolleve të detajuara, ka njoftuar Policia e Kosovës të mërkurën.

Sipas njoftimit, pasditen e së mërkurës, Policia e Kosovës, në Vërmicë, ka përzgjedhur veturën për kontroll të detajuar. Pas verifikimit të detajuar, ka rezultuar se ka ndërhyrje te numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike në numrin e strukturës së automjetit. Si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.

Drejtues i automjetit ishte D.K., viti i lindjes 1989, shtetas i Shqipërisë.

Prokurori ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve për hetime e procedim të mëtejmë.

Image