Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj për vjedhje dhe posedim të substancave narkotike

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se ka arrestuar një person nga fshati Komogllavë e Ferizajt, nën dyshimin për vjedhje.

Sipas njoftimit, tek i dyshuari Sh.S, 31 vjeç, janë gjetur prova të mjaftueshme se ka kryer vjedhje në një shtëpi në qytetin e Vitisë.

Po ashtu, atij i është gjetur edhe marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve.

“Me vendim të Gjykatës kompetent, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti ka kryer një kontrolle në shtëpinë e të lartcekurit ku ka arritur që të gjejë prova të mjaftueshme se Sh. S. është i involvuar në këtë vepër penale. Po ashtu gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.