Kronikë

Gjakovari e mbush veturën me naftë me para false dhe ikën nga vendngjarja

Policia e Kosovës ka raportuar se një i dyshuar nga Gjakova ka furnizuar veturën me naftë dhe pagesën dyshohet se e kreu me një kartëmonedhë false.

Sipas Policisë, i dyshuari ia dha punëtorit një kartëmonedhë 500 euro e më pas iku nga vendi i ngjarjes.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.