Kronikë e zezë

Arrestohen në Tiranë katër persona, dyshohen se me autobus të linjës Prishtinë - Tiranë kontrabanduan mallra

 

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në një operacion të enjten ka arrestuar shoferin dhe konduktorin e autobusit të linjës Prishtinë – Tiranë si dhe dy tregtarë nga Shqipëria, nën dyshimin për kontrabandë me mallra.

Ata janë arrestuar në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ku është edhe Stacioni i autobusit.