Një 21-vjeçar me shtetësi shqiptare ka vdekur mëngjesin e së premtes në Kroaci. Ai dyshohet të ketë rënë nga një lartësi prej 20 metrave në vendin e tij të punës.
Aksidenti është raportuar në Polici pak para orës 07:30, ka thënë Maja Barbir Grubiq, zëdhënëse e Policisës ë rajonit Bjelovar-Bilogora, transmeton HRT.
Grubiq ka shtuar se rrethanat e vdekjes së 21-vjeçarit do të dihen pas përfundimit të të gjitha hetimeve.
21-vjeçari shqiptar ishte punëtor i një kompanie me qendër në Zagreb.