Kronikë e zezë

Tre të lënduar rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”

Foto ilustrim
 

Tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.