Shtetasit kosovar Erblin Rr. (30), i dyshuar për plagosjen e policit Miradin Paleviq në Ulqin, i është caktuar masa e ndalimit prej 72 orësh, ka shkruar gazeta “Vijesti” të martën.
Policia dyshon se Erblin Rr. në orët e para të së dielës (02:40), ka therur me thikë policin Paleviq para lokalit “H20”, në sheshin e Ulqinit.
Sipas portalit “Vijesti”, ai dyshohet se e ka therur policin në kofshën e djathtë.
I dyshuari, pas incidentit u arratis, por organet e rendit e arrestuan shpejt.
Në vendimin e prokurorit Faruk Resulbegoviq për mbajtje prej 72 orëve, është përmendur edhe fakti se ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjë që mund të rëndojë aktakuzën ndaj tij.