Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të mërkurën në rrugën Pejë-Deçan.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Teki Syla.
Të përfshira në këtë aksident janë dy automjete.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ka qenë goditje nga pas. Katër persona janë lënduar, por nuk kanë marrë lëndime serioze. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Deçan, mu në fshatin Raushiq. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Syla.