Kronikë

Gjyshja në Prishtinë raporton se nipi po keqtrajtohet nga babai i tij

Një burrë është në kërkim nga Policia në Prishtinë pasi dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

Sipas njoftimit nga Policia një grua ka raportuar se nipi i saj i mitur (djali i vajzës), është larguar nga shtëpia pasi është keqtrajtuar nga babai i tij.

Ajo tutje ka raportuar se i mituri nuk mund të takohet me nënën e tij pasi prindërit janë të ndarë.

Policia tutje ka njoftuar se i dyshuari nuk është hasur nga policia.

“Viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të QPS-së. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.