Një person i lënduar në aksidentin mes tri veturave në Prishtinë

Një person i lënduar në aksidentin mes tri veturave në Prishtinë
Një person ka mbetur i lënduar në aksidentin e ndodhur gjatë pasdites të së martës në rrugë “Agim Ramadani” në Prishtinë.
I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.
Borovci më tej ka njoftuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve.
Aksident mes tri veturave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë
Një aksident ka ndodhur të martën, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.
Në fotografitë që ka siguruar KOHA, shihet se ka dëme materiale.
Nuk dihet nëse dikush është lënduar.
KOHA ka kërkuar më shumë informata nga Policia, por ende nuk i ka marrë ato.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ndalohen 10 persona të maskuar në kryeqytet, gjobiten për prishje të rendit

Dënohen me 900 euro gjobë tre të akuzuarit që rrahën gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit në Prizren

Vdiq personi që u godit të shtunën nga rrufeja në Skenderaj

Konfirmohet aktakuza ndaj Myhater Haskukës dhe tre ish-deputetëve tjerë

Arrestohen dy të dyshuar në Pejë për vjedhje të trotinetëve elektrikë

Aksident në Lebushë të Deçanit, katër të lënduar

U privua padrejtësisht mbi 3 vjet nga liria, KGJK-ja obligohet t’ia paguajë afro 104 mijë euro

Prizren, një person me veturë përplaset në një shtëpi

Gjilan, sulmohen tri gra e një burrë rreth punimeve të një rruge

Një person në Graçanicë raporton se i janë vjedhur 4 tonë drithëra

Podujevë, burri raporton se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja
