Kronikë

Vdes një e mitur në Likoshan pasi ra në pishinë

Një e mitur ka vdekur të hënën në Likoshan të Drenasit, pasi dyshohet të ketë rënë në pishinë e shtëpisë së saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të martën, e mitura është dërguar në QKMF në Drenas nga familjarët, ku është konstatuar vdekja e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.